Dallku: Mbrojtja e fortë ta fiton kampionatin (VIDEO)

Sport December 03, 2018 - 19:27
Detajet

Armend Dallku është mysafir në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Futbollisti kosovar thotë se siguria në mbrojtje po ia sjell rezultatet pozitive ekipit të Prishtinës.

Sipas tij, trajneri Mirel Josa e ka komponuar një ekip mjaft të mirë, i cili po funksionon si grup.

“Thonë se mbrojtja ta fiton kampionatin. Jemi shumë të kënaqur. Kemi punuar mjaft këto dy vite që të vijmë në këtë pozitë. Këtë vit jemi më mirë në mbrojtje, kemi lojtarë që mund ta mbulojnë dhe zëvendësojnë njëri-tjetrin. Po komponohemi mjaft mirë. Është meritë edhe e trajnerit. Kemi punuar mjaft në këtë kohë, është diçka jo e rastësishme. Po angazhohemi si ekip, i gjithë ekipi mbrohet dhe i gjithë ekipi po sulmon”, deklaroi Dallku.

“Mendoj se e kemi portierin më të mirë në Superligë dhe është mjaft me perspektivë. Jemi pak prapa sa i përket shënimit të golave. Vetëm Khalid po shënon dhe Marjo Morina është gjendur mjaft mirë. Shpresoj që në pranverë të jetë edhe më në formë. Por, për ne në rëndësi do të jetë në fazën e sulmit të gjejmë diçka. Duhet prurje në repartin ofanzivë. Megjithatë, ne jemi Prishtina, ne dimë se si fitohen ndeshjet. Me angazhim të kryesisë dhe nesh, jemi këtu ku jemi”, përfundoi ai. /Zëri/