Bekim Isufi analizon kampionatin e Kosovës (VIDEO)

Sport December 03, 2018 - 19:12
Detajet

Bekim Isufi është mysafir në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri gjilanas thotë se kampionati i Kosovës është interesant edhe pse janë shkëputur Prishtina dhe Feronikeli nga ekipet tjera.

Këto dy ekipe i sheh si pretendente për titull, ndërsa Llapin e sheh pak më larg.

“Një kampionat interesant. Shkëputje më e madhe sesa vitin e kaluar, kur kishte 5-6 ekipe pretendente për titull”, theksoi fillimisht ai.

“Prishtina dhe Feronikeli janë shkëputur ndaj ekipeve tjera. Me plot meritë Prishtina është shpallur kampione vjeshtore. Edhe rikthimi në stadiumin e tyre i ka bërë të ndihen më komod. Edhe Feronikeli ka bërë investime. Mbetet se si këto dy ekipe do të garojnë deri në fund. Prishtina ka arritur ta ruajë skeletin e ekipit, por edhe Feronikeli”, nënvizoi ai.

“Llapit po i mungon serioziteti brenda klubit, nuk kanë stabilitet dhe vazhdimësi të rezultateve. Ekipet tjera duhet ta kërkojnë Evropën përmes Kupës. Do të jetë një kampionat interesant deri në fund”, përfundoi Isufi. /Zëri/