Dallku: Me Prishtinën e kemi kryer gjysmën e punës, shpresojmë të vazhdojmë kështu (VIDEO)

Sport December 03, 2018 - 19:09
Detajet

Armend Dallku është mysafir në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Futbollisti kosovar ndihet i kënaqur me formën që po e tregon Prishtina këtë edicion, ndërsa shpreson që ai me shokë të vazhdojnë me këtë ritëm deri në fund të sezonit.

“Duhet me përshëndet kryesinë e klubit në krye me Remzi Ejupin, të cilët nuk na kanë lënë të heqim për asgjë pasi dy vjet jemi endur sa këndej sa andej. Këtë vit jemi kthyer në shtëpinë tonë”, deklaroi fillimisht futbollisti vushtrrias.

“Jo rastësisht jemi në vend të parë, e kemi vetëm një humbje dhe na shkoi mirë vjeshta. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në pjesën e dytë. Na mbetet shumë punë për t’u bërë dhe t’i përmirësojmë gabimet edhe pse jemi liderë”, deklaroi Dallku, i cili foli edhe për rivalët për titull.

"Feronikeli dhe Llapi do të jenë pretendonte deri në fund, por nuk duhet anashkaluar as Gjilanin. Edhe Drenica po bën lojëra mjaft të mira. Sidoqoftë për titull i shoh pretendente Prishtinën, Feronikelin dhe Llapin", përfundoi Dallku. /Zëri/