Isufi: Të gjitha ekipet e grupit janë më të mira se ne, por s'jemi pa gjasa! (VIDEO)

Sport December 03, 2018 - 18:29
Detajet

Bekim Isufi është mysafir në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri gjilanas thotë se Kosova duhet të qëndrojë me këmbët në tokë.

“Është një eufori, po mendojmë se është e lehtë, por është një grup i vështirë. Të gjitha këto ekipe që janë në grup janë më të mira se ne, kanë bagazh dhe përvojë. Një grup që na konvenon, por duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë. Këtu e shoh një përparësi sepse kemi punë me dy ekipe të Ballkanit, Bullgarinë dhe Malin e Zi, dijnë të të injorojnë dhe nënçmojnë”, ka thënë Isufi.

“Ndeshja me Bullgarinë do të na tregojë nëse ishte rastësisht Liga e Kombeve apo ajo është forca e jonë. Duhet ta shfrytëzojmë kualifikimet për t’u pjekur. Nuk them se jemi skeptikë. Brenda do ta kenë të vështirë të gjitha ekipet”, përfundoi Isufi. /Zëri/