Tifozi i Tottenhamit prangoset për një lëkurë bananeje

Sport December 03, 2018 - 15:54
Detajet

Është luajtur ditën e djeshme derbi i Londrës midis Arsenalit dhe Tottenhamit e cila përfundoi me fitoren 4 me 2 të “topçinjve” të drejtuar nga trajneri Unai Emery.

Por gjatë kësaj sfide pati dhe disa momente të shëmtuara.

Përveç momentit kur lojtarët filluan të ziheshin me njeri-tjetrin, pati dhe një episod kur një fans gjatë festimit të golit të parë të Pierre-Emerick Aubameyangut, hedh në fushë një lëkurë bananeje.

Tifozi i Totenhemit nuk e ka kapërdirë dot golin e shënuar dhe ka dashur të “shfryjë” duke hedhur atë lëkurë bananeje në fushë.

Por kanë qenë forcat e sigurisë që e kanë pikasur tifozin dhe e kanë prangosur atë menjëherë për kryerjen e këtij veprimi.

Për tifozin në fjalë pritet të ketë një pezullim të gjatë nga stadiumet dhe një gjobë të majme.

Image

Image