Zyrtare: VAR-i edhe në Ligën e Kampionëve

Sport December 03, 2018 - 13:40
Detajet

UEFA ka njoftuar se videoasistenti i referit (VAR) do të vihet në përdorim në fazën eliminuese të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjithashtu UEFA bën të ditur se VAR-i do të përdoret edhe në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Kombeve.

Teknologjia tashmë është duke u shfrytëzuar në ligën italiane, spanjolle, franceze dhe atë gjermane, ndërsa prej edicionit të ardhshëm do të përdoret edhe në Premierligën angleze./Zëri

Image