Maqedonia - Kosova, kështu u mbyll ndeshja parakualifikuese e Evropianit!

Sport December 02, 2018 - 19:34
Detajet
Image

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 68:78, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, e cila u zhvillua sonte në Gjevgjeli.

“Dardanët” janë treguar të pafuqishëm përballë maqedonasve, nga të cilët i humbën të dyja duelet.

10 minutëshi i parë iu ka takuar vendësve, të cilin e fituan me 13 pikë epërsi, 29:16.

Ndërkaq, në çerekun e dytë më të mirë ishin kosovarët, duke e mbyllur atë 19:10, derisa pjesa e parë u mbyll në të mirë të maqedonasve, 39:35.

Kosova u tregua e pasigurt në çerekun e tretë, i cili i takoi Maqedonisë, 22:12 dhe pas 30 minutash lojë rezultati në semafor shënonte 61:47.

Periudha e fundit i ka takuar Kosovës, 21:17, por kjo ishte e pamjaftueshme për ta shmangur humbjen prej 10 pikësh disavantazh.

Dardan Berisha ka realizuar 19 pikë, Lis Shoshi 18 e Gëzim Morina 15, por që ishin të pamjaftueshme për ekipin e Damir Mulaomerovicin që ta shmangte humbjen e tretë radhazi.

Nga ana tjetër, Bojan Trajkovski shënoi 23 pikë, kurse në fitore kontribuuan edhe Shayne Whittington me 15 e Vojdan Stojanovski me 14 pikë.

Siç dihet, Verdhekaltrit e humbën edhe ndeshjen tjetër të grupit këtë javë nga Rumania me rezultat 83:88.

Dardan Berisha me shokë do ta mbyllin eksperiencën në këtë kompeticion me ndeshjen e fundit që do ta luajnë vitin tjetër ndaj Rumanisë në shtëpi. /Zëri/