Kosova në një grup me Anglinë, ky është reagimi i Vlora Çitakut

Sport December 02, 2018 - 15:17
Lexo detajet

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka shkruar pas shortimit të Kosovës në një grup me Anglinë.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se 20 vjet me parë, burra dhe gra erdhën për ta çliruar Kosovën.

“20 vjet më parë, burra dhe gra të rinj anglezë erdhën në uniforma, si shenjtorë që marshonin, duke çliruar vendin tim Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne mirëpresim #Angland në #Prishtinë. Për kualifikimet në Euro2020.  [ë] [ë] ”, ka shkruar Çitaku.

Në këto kualifikime, Kosova do të luaj për herë të parë dhe është shortuar në grupin A.

Në këtë grup luajnë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Image