Panucci optimist, ja çfarë thotë për shortin

Sport December 02, 2018 - 13:49
Detajet

Deri diku i kënaqur. Christian Panucci e komentoi kështu shortin e Shqipërisë që është në të njëjtin grup me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Çfarë mund të na thoni pas shortit?
Mund të shkonte më mirë por dhe më keq. E pranojmë dhe do të punojmë që të bëjmë të pamundurën.

Kush ju tremb më shumë në këtë grup?
Franca është favoritja e madhe, por dhe Turqia dhe Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë.

Sa janë shanset për kualifikim sipas jush?
E rëndësishme është që të kem lojtarët në formë. Nuk u intereson shumë gjendja e lojtarëve ju, por vetëm rezultati. Lojtarët më interesojnë për momentin.

Kundërshtarët kanë histori të ndryshme?
Duhet ta shkruajmë ne historinë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar, duhet të bëjmë një luftë.

Do e kemi gati skuadrën në mars, Roshin e Sadikun?
Uroj që t’i kemi gati të gjithë lojtarët.

Nëse do të kemi të gjithë lojtarët ku e shihni Shqipërinë?
Do e shihja duke luftuar me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë.