Ja sa fituan kompanitë e basteve pas duelit Wilder – Fury
Sport
December 02, 2018 - 09:57
Lexo detajet
Barazimi mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk i “nervozoi” vetëm boksierët por edhe bast vënësit.
Vendimi për barazimin kuotohej 33/1 para fillimit të takimit, shkruan “Independent”, transmeton lajmi.net.
Fury ishte shumë afër ta fitonte këtë takim, madje sipas shumë komenteve, ai është “vjedhur” me këtë vendim.
Një nokaut nga Wilder në raundin e 12-të ishte moment që si duket ka shtyrë jurinë të vendosi për barazim.
Kësisoj, thuhet se kompanitë e basteve kanë fituar diku rreth 22milionë e 500mijë euro.