Fitojnë Feronikeli dhe Llapi

Sport December 01, 2018 - 16:26
Lexo detajet

Feronikeli dhe Llapi kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Superliga e Kosovës është rikthyer me katër ndeshje sot.

Skuadra e Feronikelit në ‘Rexhep Rexhepi’ ka mposhtur 2:0 Flamurtarin, me golat e Yll Hoxhës dhe Kastriot Rexhës.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Llapi, që ka arritur të mposht minimalisht 1:0 Lirinë, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Drenica ka mundur 5:1 Kek-un, ndërsa Gjilani 1:0 Ferizajin.