Do t’i tregoj Emerys se sa vlej

Sport November 30, 2018 - 10:30
Detajet

Sulmuesi i Tottenhamit, Lucas Moura thotë se do t’i tregojë Unai Emeryt talentin e tij në derbin londinez ndaj Arsenalit të dielën, transmeton zeri.info

Moura kishte fituar katër tituj të ligës franceze me Paris Saint-Germainin, por ishte viktimë nga ardhja në klub e Neymarit dhe Kylian Mbappes gjatë kohës sa Emery ishte trajner i francezëve.

Por, tashmë kjo gjë ka ndryshuar dhe ai është duke treguar formë të shkëlqyeshme me Tottenhamin që prej transferimit në janar të këtij viti.

“Unë besoj në talentin tim. Kualitetin tim mundohem që t’ia tregoj atij te ‘Spurs’. Unë i kam harruar pesë apo gjashtë muaj e fundit te PSG-ja. Më pëlqen të mendoj për katër vitet kur isha shumë i lumtur dhe kam fituar shumë tituj”, tha ai./Zëri