Prishtina – Drita, derbi edhe në statistika

Sport November 29, 2018 - 16:22
Detajet

Prishtina është klubi më i trofeshëm në vendin tonë me 10 tituj kampioni.

Është skuadra e vetme që dy herë rresht përfaqëson vendin në garat ndërkombëtare.

Po ashtu e vetmja pjesëmarrëse në elitën e futbollit tonë nga viti 1991 e që nuk ka rënë asnjëherë nga liga.

Dhe në këto e shumë statistika tjera pozitive, e kuptueshme që në periudha të ndryshme ka edhe ndonjë statistikë negative.

Prishtina asnjëherë nuk ka pasur seri negative më shumë se 7 ndeshje pa fituar rresht ndaj ndonjë skuadre.

Atë rekord negativ e mban kundër Feronikelit me 7 ndeshje (2 barazime e 4 humbje) në vitet 2014-2016.

Në këto statistika bënë pjesë edhe rivali i së dielës, Drita e cila mbron titullin e kampionit. Dy-herë kampionët e Kosovës ndaj Prishtinës mbajnë seri pa humbje në 5 ndeshje rresht (2 barazime e 3 fitore).

Pra, Prishtina nëpërmjet rivalit të ashpër të edicionit të kaluar për titullin e kampionit i duhet fitorja për të mbajtur pozitën e parë në klasifikim çka njëherësh do të siguronte edhe epitetin simbolik të kampionit vjeshtor.

Skuadrat me seri pozitive kundër Prishtinës pas luftës:

Feronikeli 7 ndeshje, 2014-2016 (5 fitore – 2 barazime)

Liria 6 ndeshje, 2001-2002 (4 fitore – 2 barazime)

Vëllaznimi 6 ndeshje, 2004-2005 (1 fitore – 5 barazime)

Besa 5 ndeshje, 2014-2016 (4 fitore – 1 barazim)

Drita 5 ndeshje, 2017-2018 (3 fitore – 2 barazime)

Besiana 5 ndeshje, 2000-2002 (2 fitore – 3 barazime)

Flamurtari 5 ndeshje, 2009-20010 (2 fitore – 3 barazime)

Trepça ’89 5 ndeshje, 2014-2015 (2 fitore – 3 barazime)

Pas luftës Prishtina vetëm me Besën i ka 4 humbje rresht dhe me Feronikelin 3 – në të dy rastet ka ndodhur në seritë negative të Prishtinës të lartcekura.