Messi kalon Ronaldon!

Sport November 29, 2018 - 13:37
Detajet

Goli i shënuar ndaj PSV Eindhovenit e ka ndihmuar Lionel Messin ta kalojë Cristiano Ronaldon që ta rrëmbejë rekordin e Ligës së Kampionëve dhe yllit portugez i nevojitet kohë e gjatë për ta rikthyer atë.

Me golin e shënuar në minutën e 61-të, Messi shkoi në kuotën e 106 golave në Champions me Barcelonën, shkruan Zeri.info.

Dhe, me këtë rast argjentinasi e mori primatin si lojtari me më së shumti gola me një ekip në Champions për ta kaluar Ronaldon, i cili me Real Madridin kishte shënuar 105 gola.

Tash, me Juventusin Ronaldos do t’i duheshin shumë vite për ta kaluar këtë shifër.

Në përgjithësi, Ronaldo është i pari me 121 gola në total në Champions.

Messi, nga ana e tij e regjistroi golin e 15-të sezonal dhe ai ka shënuar 15 apo më shumë gola në 13 sezonet e fundit. /Zëri/