Duka s’e do përballjen me Kosovën, e bën krahasimin me Shqipërinë!

Sport November 28, 2018 - 17:11
Detajet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk do ta preferonte një përballje eventuale të Shqipërisë me Kosovën në kualifikimet e “Evropianit 2020”.

“Nuk e imagjinoj përballjen tonë zyrtare me Kosovën. Por gjithsesi ekzistojnë mundësitë. Ne jemi në vazon 4, Kosova është në vazon 5”, deklaroi kreu i FSHF-së.

I pyetur se cila është më e fortë, Duka ka thënë se mjafton të shikohet renditja e FIFA-s për ta kuptuar këtë.

“Është e vështirë që ta bëjmë krahasimin Kosovë-Shqipëri. Në futboll masin rezultatet. Ekipi i Kosovës është për t’u përgëzuar, sepse në një kompeticion të dytin historik zyrtar bëri një paraqitje shumë të mirë, pavarësisht se një kategori inferiore. Nëse do ti krahasoni me renditje, lexojini në renditjet e FIFA-s”, ka thënë Duka.