Xhaka e bën shqiponjën, ky është reagimi i zviceranëve!

Sport November 28, 2018 - 16:24
Detajet

Granit Xhaka e ka formuar përsëri me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve, njëjtë siç e kishte bërë kur i kishte shënuar gol Serbisë në Botërorin 2018, shkruan Zeri.info.

Dhe, ky fakt i ka shqetësuar paksa zviceranët.

Në fakt, e përditshmja zvicerane “20 Minuten” në versionin e saj online e ka publikuar një fotografi që e ka postuar Xhaka sot në Instagram, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore me reperin Capital T, ndërkohë që ua uron krejt shqiptarëve festën e 28 Nëntorit, respektivisht Ditën e Flamurit.

Image

Pjesa dërrmuese e komentuesve e kanë pëlqyer gjestin e futbollistit kosovar, por kishte prej atyre që komentuar edhe kundër.

Gjithashtu, ky medium zviceran ia ka kujtuar Xhakës faktin se ishte dënuar me 10 mijë franga nga FIFA për gjestin që e kishte bërë në “Rusia 2018” pasi ai ishte konsideruar si provokim.

Xhaka është zotuar se nuk do t’i festojë më golat për Zvicrën me shqiponjë, por nuk ka premtuar se nuk do ta bëjë kurrë shqiponjën dykrenore jashtë fushës së blertë. /Zëri/

Image