Skandal në klubin shqiptar, grushte në stërvitje

Sport November 28, 2018 - 15:43
Detajet

Degjeneron stërvitja e sotme e Tomorit. “Panorama Sport” mëson se para seancës ka pasur një debat të ashpër që ka precipituar në përplasje me grushte mes lojtarit beratas, Lisjan Hadaj, si dhe trajneri të Tomorit, Bledar Devolli.

Mësohet se krisjet kanë nisur që para ndeshjes me Lushnjën, kur lojtari i ka kërkuar llogari trajnerit pse nuk e ka aktivizuar. Kjo nuk i ka pëlqyer Devollit, i cili ka vendosur pezullimin e lojtarit. Por, mesa duket ky i fundit nuk e ka përtypur këtë situatë dhe ka goditur trajnerin në stërvitje, diçka që është parë edhe nga tifozët beratas.

Image

Një situatë skandaloze, teksa është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, në mënyrë që përplasja të mos vijonte. Tashmë pritet që drejtuesit e klubit të marrin një vendim pas këtij sherri, që në fakt te Tomori nuk është hera e parë që ndodh mes lojtarëve dhe trajnerit.