Ja si e uron festën e 28 nëntorit Granit Xhaka

Sport November 28, 2018 - 14:33
Detajet

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka uruar për festen e 28 Nëntorit, duke thënë se edhe pse të shpërndarë nëpër botë, përsëri jemi të bashkuar rreth një flamuri dhe një gjuhe.

Përmes Instagramit Xhaka ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën me duar, përkrah këngëtarit "Capital T".

“Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës.Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku”, ka shkruar Xhaka.

Image