Pritja e pabesueshme e David de Geas që ia siguroi kualifikimin Unitedit

Sport November 28, 2018 - 13:49
Detajet

Manchester Unitedi e siguroi mbrëmë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve pasi e mundi Young Boys në “Old Trafford”, ndërsa meritat për këtë i shkojnë kryekëput portierit spanjoll David de Geas.

De Gea e ruajti portën e paprekur gjatë gjithë takimit, dhe pritja e tij e pabesueshme kur akrepat shënonin 70 minuta lojë e bëri dallimin në këtë takim, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse pamjen tërësisht të bllokuar, numri një i Unitedit ia doli ta mbrojë goditjen e Ulisses Garcias dhe ta largojë topin nga vija e portës.

Pas një momenti kaq vendimtar si ky, nuk kishte si të ndodhte përveç se Manchester Unitedi ta realizojë golin e fitores, që ia siguroi kualifikimin.

Marouane Fellaini shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, pasi pranoi një top në zonë dhe gjuajti me kthim.