Roma po bën gabimet e njëjta

Sport November 28, 2018 - 12:52
Detajet

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco thotë se ekipi i tij po vazhdon t’i bëjë gabimet e njëjta pas humbjes 2:0 nga Real Madridi të martën, transmeton zeri.info

Romakët dominuan në pjesën e parë të takimit dhe shpërdoruar disa mundësi të mira për shënim, ndërsa në pjesën e dytë madrilenët shënuan dy gola.

“Përveç disa gabimeve individuale sot (e martë) ne i hymë takimit me një ekip të ri dhe na mungonin disa lojtarë të rëndësishëm, ne dolëm me qasjen e duhur. Sidoqoftë, ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gabime vazhdimisht. Çdoherë që pësojmë një gol, ne e humbim tërësisht toruan dhe biem mendërisht”, deklaroi Di Francesco./Zëri