Unë jap gjithçka për Mourinhon

Sport November 28, 2018 - 11:43
Detajet

Marouane Fellaini thotë se ai jep gjithçka nga vetja për Jose Mourinhon për shkak se trajneri i Manchester Unitedit gjithmonë ka shfaqur besim tek ai, transmeton zeri.info

Fellaini ia siguroi “djajve të kuq” fitoren në minutat e fundit në sfidën ndaj Young Boysit në Ligën e Kampionëve, që bëri që klubi anglez të kualifikohet në të tetën e finales së këtij kompeticioni.

“Unë gjithmonë mundohem të jap gjithçka për ekipin, qoftë nëse jam titullar apo jo”, deklaroi Mourinho.

“Të gjithë e dinë se unë jam një lojtar ekipor. Trajneri më ka dhënë shumë besim. Ai beson teku në. Kjo është e rëndësishme për një lojtar dhe unë mundohem që t’i kthej këtë dhe ta shpërblej në fushë”, shtoi ai./Zëri