Ndërron jetë avokati Bajram Tmava, ish-president i FC Prishtinës

Sport November 27, 2018 - 16:58

Ka ndërruar jetë sot avokati i njohur kosovar, Bajram Tmava.

Vëllai i tij, Avdi Tmava ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00 në fshatin Mazgit.

Krahas avokatisë, Tmava njihet edhe për kontributin e tij në fushën e sportit.

Në fakt, ai ishte president i klubit më të madh në vend, FC Prishtina në periudhën 1986-1988.

Me këtë rast, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, por edhe krejt Bordi i klubit i shprehin ngushëllime familjes Tmava, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Image