Kupa në mesjavë

Sport November 27, 2018 - 09:57
Lexo Detajet

Mesjava do të jetë e rezervuar për ndeshjen e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll. Pjesa dërrmuese e ndeshjeve do të luhen të martën, derisa tri të tjera të mërkurën në Ditën e Festës së Flamurit. Gjithsesi, skuadrat nga Superliga shihen si favorite në duelet e tyre. Siç dihet, ky kompeticion është mjaft prestigjioz pasi fituesi i tij luan në Europa League. Ndeshjet fillojnë në orën 12:30, shkruan sot Gazeta "Zëri"

E martë: KEK-u – Flamurtari, Bashkimi (K) – Vëllaznimi, Sharri – Gjilani, Minatori – 2 Korriku, Istogu – Ramiz Sadiku, Drenasi – Ballkani, Kika – Vushtrria, Dukagjini – Arbëria, Lugu i Baranit – Liria, Vllaznia (P) – Besa, Ferizaj – Vllazëria (Zh), Fushë Kosova – Onix, Drenica – Prishtina;

E mërkurë: Trepça’89 – Llapi, Vitia – Drita e Trepça – Feronikeli.