Batatina: Ja sa milionë euro i kemi shpenzuar tek Llapi! (VIDEO)

Sport November 26, 2018 - 18:48
Detajet

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina është mysafir në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ai është aksionari kryesor i klubit llapjan dhe ka zbuluar se sa ka shpenzuar ky klub që nga periudha që ka ardhur ai.

“Mbi 1,5 milionë i kemi shpenzuar që nga viti 2013, për të ardhur Llapi ku është sot. Përpos familjes sime, edhe Nexhat Dumnica ka shpenzuar dhe ne në të ardhmen mund t’ia kompensojmë ato para, edhe pse ndoshta në të ardhmen mund të kthehet”, theksoi Batatina. /Zëri/