Batatina: Jemi ende në garë për titull (VIDEO)

Sport November 26, 2018 - 18:29

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina është mysafir në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ai thotë se Llapi është në garë për ta fituar titullin e kampionit edhe pse gjendet pesë pikë prapa kreut.

“Është një sistem që ta jep mundësinë të jesh shpejt në pozitën e parë ose të tretë. Ne e shohim se forma e Llapit. Nuk u vërejtën ndryshimet, largimet. Ne tash jemi shumë afër kreut, 5 pikë nuk janë shumë. Është kampionat i paparashikueshëm. Do të përgatitemi mirë, të luftojmë për kreun e tabelës, kemi potencial, kemi bagazh të lojtarëve. Kemi kushte të mira dhe pagat më solide. Prishtina, Feronikeli dhe Llapi kanë pagat më të mira. Kemi shpenzime mujore 70 mijë euro. Lojtarët janë të kënaqur, po e japin maksimumin. Besoj se do të jemi rivalë të denjë për titull. Shpresoj që në pranverë të ketë rivalitet më të madh”, theksoi ai. /Zëri/