Batatina: Besoj se ka ardhur koha që Llapi ta prek Evropën (VIDEO)

Sport November 26, 2018 - 18:22

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina është mysafir në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ai thotë se Llapi është bërë një klub modern dhe se ka ardhur koha të luajë në garat evropiane pasi po tregohet i suksesshëm vit pas viti.

“Gjithmonë kemi marrë lëvdata edhe nga Lugina e Preshevës, por edhe nga vendet tjera. Edhe dashamirët e futbollit, edhe nga jashtë shtetit na lavdërojnë. Llapi e prezanton një qytet të tërë. Jam i kënaqur me këto të arritura. Besoj se ka ardhur koha që ta prekim Evropën, pasi është organizimi i mirë, ardhja e lojtarëve të mirë, bashkërisht me Llapin dhe Gollakun synojmë suskeset”, u shpreh Batatina. /Zëri/