Rockets mposhtin Warriors

Rockets mposhtin Warriors

Sport nëntor 16, 2018 - 10:26
Detajet

Houston Rockets është këndellur pas një fillimi të dobët të edicionit dhe ka shënuar edhe fitoret e tretë me radhë, duke korrur një triumf të madh ndaj Golden State Warriors me rezultatin 107:86, transmeton zeri.info

Vendasit dominuan në tërësi ndaj Warriors dhe fitorja e tyre nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Pjesën e parë të lojës Rockets e mbyllën me një epërsi prej gjashtë pikësh (47:41), ndërsa deri në fund të takimit kjo epërsi u thellua edhe më shumë dhe shkoi deri në 21 pikë.  

James Harden shkëlqeu në fitoren e vendasve duke realizuar 27 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime, ndërkohë që u dallua edhe James Ennis III, i cili realizoi 19 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.

Ndërkohë, në anën tjetër te Warriors më i dalluari ishte Kevin Durant, që realizoi 20 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.

Kjo ishte humbja e katërt këtë edicion për liderin e Konferencës Perëndimore, ndërkohë që numërojnë 12 fitore.

Rezultatet: Houston – Golden State 107:86, Denver – Atlanta 138:93, LA Clippers – San Antonio 116:111.