'Zëri' siguron fitoren e katërt rresht në Medialigë

Sport November 10, 2018 - 18:41

Gazeta “Zëri” e ka regjistruar mbrëmë fitoren e katërt radhazi në Medialigë.

“Zëristat” e mposhtën Gazetën Blic me rezultat 8:6 në një ndeshje interesante.

“Zëri” e kishte nisur mjaft dobët sezonin në Medialigë më 5 humbje rresht, por është këndellur në ndeshjet e fundit duke i mposhtur kundërshtarët një nga një për t’u ngritur në pozitën e nëntë me 12 pikë të grumbulluara.

Duhet cekur se sponsor i kësaj lige është Ujë Rugove.

Image

Image