As goli i bukur për Kosovën nuk e ndihmoi Rashicën

Sport November 10, 2018 - 16:46
Lexo detajet!

Milot Rashica po kalon një sezon shumë të vështirë te Werder Bremen. Anësori i Kosovës po vuan për minuta këtë edicion…

Rashica nuk do të startojë sërish për Werderin dhe kjo është sfida e katërt që nuk luan nga fillimi që nga paraqitja e fundit me Kosovën, 14 tetor kundër Ishujve Faroe, ku 22-vjeçari shënoi një gol shumë të bukur, të parin në karrierë për “Dardanët”, raporton Insporti.

Pas këtij goli të bukur, u mendua se situata e Rashicës mund të ndryshojë në Gjermani, por ashtu nuk mendoi trajneri, Florian Kohfeldt.

Pas Ligës së Kombeve, pas rikthimit në Gjermani, Rashica me Werder Bremenin patën punë me FC Schalke 04.

Duket se goli i bukur i djaloshit nga Vushtrria nuk e bindi Florianin dhe e la atë në stol për 90 minuta, teksa Werderi humbi 2-0 nga Schalke.

Pas kësaj ndeshje, Werderi u përball me Bayer Leverkusenin dhe Rashica sërish ishte në stol. Por kësaj radhe trajneri ia dhuroi disa minuta.

Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 70’ në vend të Nuri Sahin.

Këto janë 20 minutat e vetme që Rashica i ka luajtur me Werderin në Bundesliga, i cili më pas u la në shtëpi për ndeshjen me FSV Mainz 05.

Ndërsa sot, Werder Bremeni përballet me Monchengladbach dhe disa ditë para ndeshjes së Kosovës me Maltën, Rashica sërish nuk luan nga fillimi.

Rashica nuk ka startuar as në Kupë për Werderin. Ai ka luajtur vetëm 12 minuta në fitoren 6-1 ndaj skuadrës së Flensburg.