Shaqiri deklarohet për herë të parë pas ndeshjes Crvena Zvezda – Liverpool

Sport November 10, 2018 - 12:41
Lexo tjera detaje

Xherdan Shaqiri është deklaruar i kënaqur me procesin e ambientimit te skuadra e Liverpool.

Ylli me prejardhje nga Kosova, e ka nisur mirë aventurën te Liverpool, pas transferimit këtë verë nga skuadra e Stoke City për 12 milionë euro.

27 vjeçari këto deklarata i ka bërë gjatë një interviste dhënë për faqen zyrtare të klubit, ku për të është edhe deklarimi i parë pas ndeshjes që Liverpool e humbi në Ligën e Kampionëve në udhëtim te Crvena Zvezda.

“Procesi i ambientimit është duke shkuar shumë mirë, unë mendoj se këtë ju edhe mund ta shihini në fushë”, ka deklaruar Shaqiri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Gjithkush ju ndihmon këtu, në fushë, jashtë saj. Jashtë fushës nuk kisha nevojë për shumë ndihmë sepse unë jam duke jetuar që tre vite në Angli, por kur më duhej ndonjë ndihmë në fushë, të gjithë lojtarët më ndihmuan”.

“Trajneri më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.