Hapet me derbi

Sport November 10, 2018 - 09:33
Lexo tjera detaje

Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në basketboll nis të shtunën me dy ndeshje. Pa dyshim ajo kryesore do të jetë në mes të Z Mobile Prishtinës dhe Trepçës, e cila do të zhvillohet në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Bardhekaltrit vijnë nga kualifikimi historik në fazën e dytë të FIBA Europe Cup, ndërsa llogarisin në fitore ndaj “Xehetarëve”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00. Nga ana tjetër, të gjelbrit janë në rritje konstante dhe do të mundohen t’i bëjnë ballë ekipit kryeqytetas, i cili nuk e ka asnjë humbje këtë fillim edicioni.

Ndërkohë, të shtunën zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Rahovecit dhe Boreas, që do të luhet me fillim nga ora 17:00, në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. Ndërkohë, të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku në orën 17:00, në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin, kurse dy orë më vonë (19:00), në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, Ponte Prizreni e pret Lipjanin.