Ky është lojtari që Ibrahimovic e admiron

Sport November 09, 2018 - 23:01
Lexo detajet!

Zlatan Ibrahimovic shquhet për deklaratat e tij bombastike, mirëpo kësaj radhe ai ka folur seriozisht rreth lojtarit që ai pëlqen më së shumti.

Është befasi për shumë kë emri që suedezi ka zgjedhur, duke pasur parasysh se shpesh herë ai ka thënë se Ronaldo “fenomeni” ka qenë lojtari i tij i preferuar.

Së fundmi ai ka thënë se Patrick Vieira është lojtari që e pëlqen, për arsye të ndryshme.

“Patrick Vieira. Ai gjithmonë është kujdesur për mua gjatë kohës sa isha në Torino. Kur mendoja se kam bërë mjaftueshëm, ai më nxiste të punoj akoma. Ai më bëri të kuptojë se duhet gjithmonë të japësh më shumë nga vetja” ka thënë Ibrahimovic duke falënderuar francezin, transmeton lajmi.net.

Zlatan aktualisht po vazhdon karrierën e tij në MLS, kurse francezi qysh moti  është në pension.