Shqiptari synon titullin kampion bote, ja kur zhvillohet meçi

Sport November 09, 2018 - 22:08
Lajmet e fundit nga sporti

Shqiptari Jurgen Uldedaj më 15 dhjetor do të synojë ta rrëmbejë titullin kampion bote në kategorinë WBO Junior, titulli më i rëndësishëm për boksierët deri në moshën 24-vjeç, shkruan zeri.info.

Siç ka njoftuar vet Uldedaj, 21-vjeçari nga Lezha meçin e shumëpritur do ta zhvillojë në ‘Olimpik Park Arena’ në Tiranë ndërsa nuk është zbuluar kundërshtari i tij

Uldedaj gjatë karrierës ka fituar një numër të madh medaljesh. Ai është fitues i titullit “International German Championship”, kurse në 9 ndeshje është i pamposhtur.

Aktualisht është pjesë e ekipit “SES Boxing” në Gjermani./ZERI

Image