Futbolli mbetet pa një legjendë, kënaquni me 164 golat e tij!

Sport November 09, 2018 - 20:55
Detajet

Didier Drogba ka vendosur të përshëndetet nga futbolli aktiv.

Dashamirët e futbollit tash e tutje nuk do ta kenë mundësinë të shohin njërin nga sulmuesit më të mirë të këtij shekulli.

Së fundi është aktivizuar në skuadrën Phoenix Rising, ndërsa që nga prilli i vitit 2017 është edhe pronar i saj.  Ishte golashënues në tri ndeshjet e play-offit, në rrugën drejt finales në Kupën USL,

“Kam bërë shaka me njerëzit, u thash të më japin Kupën, në mënyrë që të pensionohem i qetë, se do të kthehem nëse nuk e fitoj. E vërteta është se për mua ky është edicioni i fundit si futbollist”, ka thënë  Drogba.

Shkëlqimin më të madh e pati në me Chelsean ku në 341 ndeshje i shënoi 157 gola, ndërsa në periudhën 2004-2012 i fitoi tre tituj të kampionit.

Më pas luajti në Shanghai Shenhua të Kinës dhe Galatasaray me të cilën e fitoi titullin dhe Kupën e Turqisë, para se të kthehej te Chelsea dhe të shënonte 7 gola në 40 ndeshje, për ta fituar edhe një titull në edicionin 2014/2015.

Më vonë kaloi në MSL të SHBA-së dhe për 18 muaj te Montreal shënoi 23 gola në 41 ndeshje.

Te Phoenix luajti në 16 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Sa ishte në Francë ka luajtur te Le Mans, Guingampp dhe Olimpique Marseille.

Gjatë asaj periudhe ka luajtur në 679 ndeshje dhe ka shënuar 297 gola.

I ka fituar 14 trofe me Chelsean, 3 me Galatasarayn.

Me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë ka luajtur në 104 ndeshje dhe ka shënuar 65 gola.