Ky është pasardhësi i Handanoviçit te Interi!

Sport November 08, 2018 - 17:11
Detajet

Portieri i Atalantas, Pierluigi Gollini, është bërë subjekt i interesimit nga Interi, shkruan Zeri.info.

23-vjeçari momentalisht vlerësohet 15 milionë euro dhe drejtuesit e “Nerazzurri” do ta shohin atë nga afër në përballjen e të dyja ekipeve në Serie A të dielën.

Aktualisht portieri i parë i Interit është Samir Handanovic, por duke e pasur parasysh se ai është 34-vjeçar Gollini shihet si një alternativë ideale për ta zëvendësuar sllovenin për një periudhë afatgjate. /Zëri/