PSG reagon ndaj akuzave të 'Football Leaks'

Sport November 02, 2018 - 21:37

Footbal Leaks është rikthyer për të “dridhur” botën e futbollit.

Ata kanë publikuar disa dokumente, me anë të cilave synojnë të tregojnë se Gianni Infantino dhe Platini kanë ndihmuar skuadrën e Manchester City dhe Paris Saint Germain t’i shmangën dënimeve për shkelje të “Fair Play Financiar”.

Skuadra franceze, PSG, është ngutur që shumë shpejtë të reagoj ndaj këtyre lajmeve.

Në reagimin e tyre në faqen zyrtare, ndër të tjerash, klubi francez ka cekur se ata gjithmonë kanë vepruar në përputhje me të gjitha rregullat dhe ligjet që institucionet e sportit i kanë vendosur.

Ata kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga pjesa e dytë e “Football Leaks”.