Ish kampioni i UFC mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i McGregor

Sport November 02, 2018 - 20:34
Bëhet fjalë për këtë person

Pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov, McGregor ende nuk ka gjetur kundërshtarin e radhës.

Emra të shumtë janë përmendur si mundësi për të dueluar me skocezin mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare.

Së fundmi është përmendur emri i ish kampionit Anderson Silva. Braziliani ishte kampion në UFC.

Braziliani, lidhje me këtë ndeshje ka thënë: “ Po pres për vendimin e UFC rreth ndeshjes time të ardhshme dhe po stërvitem fort. E kam pranuar sfidën e Conor, mirëpo nuk kemi diskutuar për ndeshjen. Jam i gatshëm. Jam këtu. Po pres për duelin e ardhshëm” ka thënë braziliani, në “Instagram”.

Conor gjithashtu  e ka pëlqyer mendimin për një sfidë me brazilianin. Ai për “TMZ Sports” ka thënë se ndeshja Anderson është në interesin e tij, transmeton lajmi.net.

“Do të isha i interesuar për Anderson Silvan. Betohem në Zot. Ai është legjendë në këtë sport” ka thënë skocezi.

“Do të ndeshem vetëm me ata që më interesojnë” ka përfunduar McGregor.