Real Madrid 'rrezikon' Man Cityn, vëzhgon 'thesarin' e skuadrës

Sport November 02, 2018 - 18:44
Detajet

Pas Sterling, një tjetër lojtar i Manchester City ka përfunduar në radarin e Real Madrid.

Brahim Diaz, i cili mbrëmë realizoi dy gola në ndeshjen e EFL Cup ndaj Fulham, duket se po tërheq vëmendjen e “mbretërve”.

Ajo çka e bën situatën të favorshme për Real Madird, sipas “Marca” është kontrata e lojtarit me City, e cila skadon pas dy muajsh, transmeton lajmi.net.

“Citizens” kanë tentuar që disa muaj që të vazhdojnë kontratën me lojtarin por nuk kanë pasur sukses.

Diaz u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2014, ku kaloi nga akademia e Malaga.

19 vjeçari aktualisht jeton me familjen në Manchester, me prindërit dhe katër motrat e tij.