Kështu u mbyllën ndeshjet e sotme të Superligës

Kështu u mbyllën ndeshjet e sotme të Superligës

Sport tetor 21, 2018 - 16:53

Janë mbyllur tashmë dy ndeshjet e sotme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Gjilani e ka ndalur liderin, Feronikeli, të cilin e ka mposhtur me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për gjilanasit e ka shënuar Marques Lopes J. F. në minutën e 66-të.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka barazuar me Llapin, 1:1.

Mitrovicasit kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 17-të përmes Gucev.

Kurse, shifrat i ka barazuar Festim Alidema në minutën e 26-të.

Duhet cekur se llapjanët kanë luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 35-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Mentor Zhdrellës.

Kurse, Gucev i vendësve u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të. /Zëri/