Tottenhami ofron 50 milionë euro për dështakun e Barcelonës

Tottenhami ofron 50 milionë euro për dështakun e Barcelonës

Sport tetor 19, 2018 - 19:10
Lexo tjera detaje

Në verën e kaluar, Malcom ka qenë një temë interesante në afatin kalimtar të kësaj vere, pasi vendosi ta refuzojë Romën duke u transferuar në Barcelonë në momentet e fundit.

Anësori brazilian nuk ka gjetur ende hapësirë në “Camp Nou”, duke i luajtur vetëm 25 minuta në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Tottenham Hotspurs ka një plan për Malcomin në janar, klubi anglez i ka gati 50 milionë euro për ish-lojtarin e Bordeaux.

Për lojtarin në garë është Arsenali dhe Interi.