Jashanicën s’e ndal dënimi i rëndë i UEFA-s

Jashanicën s’e ndal dënimi i rëndë i UEFA-s

Sport tetor 19, 2018 - 14:44
Lajmet e fundit nga sporti

Bajram Jashanica nuk është dorëzuar.

Mbrojtësi i Skënderbeut është dënuar me dy vjet e gjysmë moslojë nga UEFA shkaku i përdorimit të dopingut. Por, megjithëkëtë reprezentuesi kosovar nuk po i ndahet futbollit.

Ai po vazhdon të ushtrojë në Korçë me pjesën tjetër të ekipit të Skënderbeut në seanca stërvitore ndonëse lojën e ka të ndaluar. Jashanica po shpreson që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv t’ia heq dënimin e UEFA-s. /Zëri/