Ky është premtimi i Valon Berishës

Ky është premtimi i Valon Berishës

Sport tetor 18, 2018 - 14:37
Detajet

Valon Berisha beson se shpejt do ta rikthejë formën e tij ideale pasi u rikthye të luante 90 minuta për Kosovën në ndeshje me Ishujt Faro, ndërkohë që zhvilloi 74 minuta të tjerë ndaj Maltës.

Mesfushori kosovar u rikthye së fundmi nga një lëndim që e la disa muaj jashtë fushës së blertë, shkruan Zeri.info.

“Unë nuk jam ende në formën maksimale fizike, por kjo ishte ndeshja e parë 90 minuta që e luajta pas katër muajsh. Do të punoj fort për t’u përmirësuar”, ka thënë Berisha në konferenë për shtyp tek Lazio. /Zëri/