Ka progres në bisedimet Joshua – Wilder, këto janë të rejat

Sport October 13, 2018 - 20:57

Promotori i njohur Eddie Hearn ka bërë të ditur se ka bërë progres në negociatat për ndeshje Joshua – Ëilder.

Ai ka thënë se ka biseduar më një anëtar të ekipit të amerikanit dhe ka kërkuar ndihmë nga ai për ta bërë të mundur përballjen.

Hearn ka thënë për “Sky Sports”: “Ne jemi duke biseduar me Al Haymon dhe disa njerëz zyrtarë të anës së tij. Janë disa njerëz që duan të ndihmojnë që kjo ndeshje  të ndodh. Edhe në Chicago kemi pasur disa bisedime dhe kemi qenë produktivë”.

Më tutje Hearn ka vazhduar: “ Klienti im dëshiron të përballet me Wilder. Kjo është arsyeja e bisedimeve dhe këmbënguljeve”.

Me shumë bindje mund të themi se Joshua – Wilder është ndeshja të cilën e presin të gjithë adhuruesit e boksit dhe jo vetëm.