Holanda kërkon fitore ndaj Gjermanisë, formacionet zyrtare
Sport
October 13, 2018 - 20:45
Holanda do të përballet me Gjermaninë në kuadër të Ligës së Kombeve në Ligën A të Grupit 1, duke filluar prej orës 20:45.
Holanda nuk ka shënuar ende fitore në Ligën e Kombeve, dhe sonte në shtëpi kërkon fitore ndaj Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa Gjermania e ka një pikë, pas barazimit me Francën pa gola.
Holanda nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit ndaj Gjermanisë, ka barazuar 3 herë dhe ka humbur 2 herë, ndërsa sonte në “Johan Cruijff Arena” kërkon t’i ndryshojë gjërat.