Ky është stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Kosova - Ishujt Faroe

Sport October 13, 2018 - 14:04
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

6,040 njerëz – vetëm kaq është kapaciteti në stadiumin “Torsvollur”, aty ku të dielën përballet Kosova me Ishujt Faroe.

Pas dy fitoreve dhe një barazimi – Kosova do të kërkojë një tjetër triumf në Ligën e Ko0mbeve të dielën kundër Ishujve Faroe, sfidë kjo që zhvillohet nga ora 18:00.

“Dardanët” kanë udhëtuar gjatë ditës së sotme në Ishujt Faroe dhe në mbrëmje do të kryejnë stërvitjen e fundit para kësaj përballje në mungesë të Hekuran Kryeziut, Benjamin Kolollit dhe Leart Paqaradës – që të gjithë të dëmtuar.

Sfida mes skuadrave të lartpërmendura zhvillohet në stadiumin “Torsvollur”, të ndërtuar më 1999, enkas për ekipin kombëtar.

Pas tri ndeshjeve në Grupin 3 të Ligës D, Kosova prin me 7 pikë, dy më shumë se përcjellësi më i afërt, Azerbajxhani. /Insporti.com/

Image 
Image