Man.United nuk dorëzohen për lojtarin që kushton mbi 100 milionë

Sport October 13, 2018 - 12:17

Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mesfushorin Sergej Milinkovic Savic.

Mesfushori Sergej Milinkovic Savic vazhdon të mbetet dëshira e trajnerit Jose Mourinho.

‘The Sun’ raporton se Jose Mourinho dëshiron të nis një tjetër aksion për të bindur drejtuesit e Lazios për reprezentuesin serb, transmeton lajmi.net

Loja e 23 vjeçarit pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, që së fundi e ndoqi nga afër në Podgoricë në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Oferta e Manchester United për Savic pritet të jetë rekord për klubin nga ‘Old Trafford’, duke tejkaluar edhe Paul Pogban.

Për të arritur më shpejtë të ylli i Lazios, Jose Mourinho do të përdorë edhe miqësinë që ka me ish sulmuesin serb Mateja Kezman, i cili ka qenë njëri nga nënshkrimet e para të trajnerit portugez te Chelsea pas marrjes së drejtimit të ekipit londinez në vitin 2004.