Khabib pranon dy oferta, reperi 50 Cent e ka shumë seriozisht

Sport October 13, 2018 - 11:38
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Khabib Nurmagomedov mund të largohet nga UFC për shkak të rrëmujës së shkaktuar në duelin me Conor Mc Gregor në Las Vegas.

Përleshja që ndodhi pas përfundimit të meçit mund t’i jap një dënim të rëndë rusit, shkruan indeksonline.

Megjithatë me tu njoftuar për dënimin e tij ka pasur menjëherë oferta në drejtim të tij.

Khabib ka marrë një ofertë nga WWE që ai të bashkohet në garat e famshme të tyre.

Gjithashtu një ofertë më serioze i ka bërë reperi i njohur 50 cent.

Reperi i ka ofruar Khabibit një mundësi për tu bashkuar me ekipin e tij në garat e MMA Bellator.

“Do të paguaj dy milionë para të gatshme nëse do të luftojë për mua në Bellator”.

“Unë do të merrem me Dana dhe kontratën tuaj më vonë. UFC nuk është loja e vetme në qytet. Zubaira është i mirëpritur gjithashtu”.

Kjo garë është një përzierje e arteve marciale që ka bazë në Santa Monica të Californisë.

Ofertës së 50 i është përgjigjur edhe vet Khabib duke i kërkuar kontaktin reperit.

Nëse Khabib do të marrë ofertën 50 Cent ose ofertën e WWE mbetet për t’u parë, por ekziston dyshim serioz për të ardhmen e tij në UFC tani. /InsportiImage