Lajm aspak i mirë për Liverpoolin!

Sport October 13, 2018 - 08:33
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Ylli i Liverpoolit dhe i Egjipti e ka pësuar një lëndim në minutën e 88’ në ndeshjen mes Egjiptit dhe Svazilandës në kuadër të kualifikimeve të Grupit J në Kupën e Afrikës.

Salah shënoi një supergol nga korneri, që ishte goli i katërt dhe i fundit për Kombëtaren e Egjiptit në fitoren 4-1 ndaj Svazilandës, transmeton Gazeta Express.

Ky ishte goli i parë pas katër ndeshjeve pa shënuar për Salahun.

Asistenti i trajneri të Egjiptit ka thënë se Salahu ka pësuar zgjatje të muskulit, dhe pritet t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për ta zbuluar konkretisht problemin.