Benatia: Juventusi i ka dy ekipe

Sport October 12, 2018 - 23:21

Medhi Benatia ka thënë se është i dëshpëruar që po lihet jashtë formacionit startues, mirëpo ka thënë se në Juventus janë dy ekipet të nivelit të njëjtë.

Qendërmbrojtësi maroken i ka bërë vetëm tri paraqitje me “Zonjën e Vjetër” në këtë stinor, dhe për pozitën e tij është një konkurrencë e madhe mes Giorgio Chiellinit, Leonardo Bonuccit, Andrea Barzaglit dhe Daniele Rugani, transmeton Gazeta Express.

“Jam duke luajtur më pak se në stinorin e kaluar”, ka thënë Benatia për Juventus TV.

“Sidoqoftë, unë gjithmonë jam gati për ta dhënë më të mirën, Të gjithë dëshirojnë të luajnë, dhe është dëshpëruese kur nuk luan, mirëpo këtu në Juventus janë dy ekipe të nivelit të njëjtë”.

“Kështu që duhet të stërvitesh shumë dhe të jesh i gatshëm për ta pritur thirrjen”.