'Serbët trukuan ndeshjen me 5 mln euro', skandal në Champions. Dyshime për fiksim rezultati

Sport October 12, 2018 - 18:47
Lexo tjera detaje

Ditën e sotme, media franceze “L’equipe”, ka nxjerrë një lajm tronditës për futbollin, nëse vërtetohet. Siç bën me dije media franceze, UEFA ka lëshuar një alarm tek autoritetet franceze, për një fiksim të mundshëm të rezultatit, në ndeshjen e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve, mes PSG dhe Crvena Zvezda, e mbyllur me shifrat 6-1 një favor të parizienëve.

Siç raportohet, për ndeshjen e luajtur më datë 3 tetor, një informator ka lajmëruar UEFA-n se drejtues të klubit serb, por edhe disa bashkëpunëtorë të tyre, do vinin bast rreth 5 mln euro për humbjen e Crvenës, me të paktën 5 gola diferencë.

Autoritetet kanë nisur hetimet, dhe të reja priten, por nëse vërtetohet, kjo do të ishte një njollë e madhe për kompeticionin më të rëndësishëm europian.